Brahimaj: Thaçi, Veseli e Haliti u hoqën nga lista e Interpolit

Autori:Gazeta Fjala

lahi-brahimaj_1484167117-8159630

Qeveria dhe institucione e Kosovës kanë pasur informacione të detajuara për listën e personave të kërkuar nga INTERPOL, dhe emrat e 157 personave që ishin në të.

Në këtë listë kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe shumë të tjerë, mirëpo ata nuk i takojnë më kësaj liste pasi që me negocimin e Qeverisë së Kosovës kjo listë është shkurtuar nga 157 në vetëm 20 persona.

Kjo listë që dikur ishte e mbushur me ish ushtarë  UÇK-së të njëherësh politikan, tanime ka ndërruar përbërje. Vetëm  Ramush Haradinaj dhe dy politikanë të tjerë kane mbetur në këtë listë

Në mesin e atyre që kanë mbetur si pjesë e saj është edhe lideri Ramush Haradinaj, por jo edhe figurat e tjera kyqe të UCK-së.

“Këtë gjë e ka konfirmuar përmes një interviste tre javë para se të arrestohej Haradinaj, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa. I pari në listën e 20 perosnave tash është Ramush Haradinaj”, ka thënë Brahimaj, i cili ka pohuar gjithashtu se ai dhe partia e tij tashmë e posedojnë këtë listë.

Ky negocim vetvetiu tregon për dallaveret që janë bërë në pastrimin e kësaj liste.

Këtë sqarim e ka dhënë në emisionin “Republika” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Lahi Brahimaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/brahimaj-thaci-veseli-e-haliti-u-hoqen-nga-lista-e-interpolit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala