BQE i jep këstin e ri për Greqinë

Autori:Gazeta Fjala

Ekonomia_Greke

Bankat greke morën një tjetër sasi keshi sot nga banka Qendrore Evropiane, në prag të një votimi të rëndësishëm në Parlament mbi rregullat për trajtimin e bankave të falimentuara dhe përshpejtimin e procesit ligjor të ndihmave.

Këto janë dy kushte të vendosura nga Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të hapur negociatat me Greqinë.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras u takua sot me bankierët e vendit ndërkohë që ligjvënësit po debatojnë mbi një paketë të dytë reformash juridike dhe bankare, të domosdoshme për të siguruar ndihma financiare nga Evropa.

Bankat greke u rihapën të hënën për herë të parë pas tre javësh, por kontrollet mbi kapitalet mbeten në fuqi.

Gjatë takimit me bankierët në zyrën e tij në Athinë, z Tsipras theksoi nevojën për një sistem bankar të qëndrueshëm.

Duke folur me gazetarët pas takimit me kryeministrin, kryetari i Shoqatës së Bankave të Greqisë, Louka Katseli, tha se kthimi në normalitetin bankar është në interesin e të gjithëve.

Votimi i sotëm shihet si më pak i debatueshëm sesa paketa e javës së kaluar, e cila përfshinte shkurtimin e shpenzimeve dhe reformat e pensioneve, por arriti të miratohet megjithë rebelimin brenda partisë Syriza të kryeministrit Tsipras.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bqe-i-jep-kestin-e-ri-per-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala