Bozhoviq: Shtyrja e gjykimit të Ivanoviqit flet për efikasitetin e gjykatës

Autori:Gazeta Fjala

bozovic-665x380

Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e Iniciatviës qytetare SDP ka thënë se shtyrja e gjykimit të shefit të saj në parti Oliver Ivanoviqit nga ana e Gjykatës së Apelit tregon për efikasitetin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Shtyrja e kësaj seance gjyqësore ka ndodhur pasi avokatët mbrojtës të Ivanoviqit dhe të akuzuarve të tjerë kanë kërkuar që ta përjashtojnë nga procedura anëtarin e Kolegjit Gjyqësor, Driton Muharremi.

E lidhur me këtë çështje, zëvendësja e Ivanoviqit në parti kujtoi se mbrotja e tij kishte dërguar dy kërkesa për përjashtimin e dy gjyqtarëve shqiptarëgjatë muajve gusht dhe shtator, raporton RadioKim, përcjellë Klan Kosova.

“Kjo flet për efikasitetin e sistemit gjyqësor, efikasitetin e Gjykatës së Apelit. Për një muaj, Ata nuk mund të merrnin në konsideratë një kërkesë të të pandehurit Oliver Ivanoviq, “tha ajo.

Bozhoviq shpreson që mbrojtja dhe të akuzuarit deri më 11 tetor kur do të vazhdojë gjykimi, të informohen për vendimin e Apelit për përjashtimin e gjykatësve.

“Ne shpresojmë se EULEX-i do të punojë me tre anëtarë, të jetë efektive dhe se Oliver Ivanoviq në fund ta dëshmojmë  pafajësinë e tij.”

Politikani serb, bashkë me Dragolub Delibashiq, Aleksandar Lazoviq dhe babë e bir, Ilja e Nebojsha Vujaçiq akuzohen për krime të rënda, përfshirë edhe ato të luftës, njofton Klan Kosova.

Ivanoviq ka dy aktakuza, një për vrasjet e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, ndërsa aktakuza tjetër atë e ngarkon bashkë me të tjerët për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bozhoviq-shtyrja-e-gjykimit-te-ivanoviqit-flet-per-efikasitetin-e-gjykates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala