Bora zbukuron plazhin e Shëngjinit (FOTO)

Reshjet e borës të cilat kanë kapluar Kosovën, tashmë kanë përfshirë edhe një pjesë të madhe të Shqipërisë.
Në imazhet e shpërndara nga Bashkia e Lezhës, shihet se bora tashmë ka arritur deri në zonat bregdetare të Shëngjinit, duke mbuluar rërën e bregdetit më një petk të hollë të dëborës dhe duke i dhënë një pamje mjaft të bukur kësaj zone.