Bora në Stamboll anulon qindra fluturime

Autori:Gazeta Fjala

stamboll aterime

Janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet ndërkombëtare të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës për në Stamboll dhe anasjelltas

Reshjet intensive të borës të cilat kapluan Stambollin kanë bërë që kompania ajrore Turkish Airlines (THY) të anulojë 640 fluturime brenda dhe jashtë Turqisë të cilat duhej të realizoheshin përmes aeroportit “Ataturk”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga shkaku i vonesës së fluturimeve, THY në dy ditët e fundit ka ofruar furnizime për 29.000 udhëtarë të cilët kanë mbetur në aeroport, ndërkohë që 13.000 udhëtarë të tjerë është dashur të vendosen nëpër hotele.

Vonesat e fluturimeve kanë shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia që të realizohen fluturimet e së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.

Gjithashtu, stafi i aeroportit vazhdimisht është duke punuar në pastrimin e pistës në aeroportin “Ataturk”.

Si rrjedhojë janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet ndërkombëtare të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës për në Stamboll dhe anasjelltas.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bora-ne-stamboll-anulon-qindra-fluturime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala