Bonucci për 30 minuta i Milanit

Autori:Gazeta Fjala

bonu

Shefi Ekzekutiv i Milan, Marco Fassone, ka zbuluar që klubi kishte arritur marrëveshe me Juventusin për Leonardo Bonuccin “për 30 minuta”.

Kuq e zinjt nënshkruan me mbrojtësin italian për 40 milionë euro, duke u llogaritur si një nga befasitë më të mëdha të këtij afati kalimtar veror.

“Kur Montella dhe Mirabelli më thanë që ne mund ta kishim transferuar, nuk doja ta besoja”, tha Fassone për Il Corriere dello Sport.

“Ne shkuam drejt te caku ynë dhe arritëm marrëveshje me Juventusin në 30 minuta. Leonardo është lider por po ashtu lojtar i gatshëm që të përshtatet lehtë”, shtoi Fassone.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bonucci-per-30-minuta-i-milanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala