Bogujevci: Viktima dhe familja e saj po kërkojnë të hiqet fotografia e publikuar nga Flora Brovina

Autori:Gazeta Fjala

download-1-2

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në seancën e Kuvendit, ka thënë se gruaja dhe familjarët e saj, të cilës iu publikua një fotografi e tmerrshme të dhunimit të saj, ka kërkuar që ajo të hiqet.

Kjo për shkak të tmerrit që sipas Bogujevcit e ka përjetuar ajo dhe familja e saj, në momentin kur e ka parë fotografinë.

Bogujevci thotë se kjo gjë iu kërkua asaj nga Organizata për Mbrojtjen e Grave të Dhunës Seksuale, Feride Rushiti.

“Është kërkesë e familjarëve që të heqet fotografia që është publikuar më herët nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina. është kërkesë e saj dhe familjes së saj. Ajo ka kontaktuar me Feride Rushitin ku ka kërkuar që të bëhet apel për t’u hequr ajo fotografi”, ka thënë Bogujevci.

Deputetje e VV-së, kritikoi ashpër deputetetn Brovina për publikimin e saj.

“Zonja Brovina është për të ardhur keq që ka ndodhur kjo. Nuk është dashur që të publikohet. The që është gjallë, atëherë paramendoje që në cfarë gjendje ka mund të jetë ajo në momentin kur e ka parë vetën aty. Po e qes në veti, unë isha ndje shumë keq, nëse do të kishte ndodhur kjo për mua’, ka shtuar Bogujevci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bogujevci-viktima-dhe-familja-e-saj-po-kerkojne-te-hiqet-fotografia-e-publikuar-nga-flora-brovina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala