Bleona zbulon se kush ia bën fotot e zhveshur mbi krevat

Autori:Gazeta Fjala

bleona-6-600x360-2

Bleona tregon me krenari se fotot e zhveshura mbi krevat ia bën e ëma.

Këngëtarja Bleona Qereti nuk heq dorë nga pozat provokative dhe veshjet tejet seksi që i nxjerrin në pah format trupore.

Së fundmi në Instagram, Bleona ka postuar disa foto nga një fotosesion teksa duhet e veshur vetëm me të brendshme, e shtrirë mbi krevat. Krahas fotos, Bleona shkruan se fotoja që kishte postuar ishte shkrepur në prapaskenë nga nëna e saj, Oli.

“Fotoja e parë është bërë me iPhone nga mami im Oli Qereti, rrëshqisni majtas për të parë foton e shkrepur nga profesionisti dhe më thoni a shihni ndonjë diferencë,”-shkruan Bleona.

Shqiptarja prej kohësh jeton në Amerikë, ku edhe ka vendosur që të ndjekë karrierën muzikore pas disa viteve shumë të suksesshme në Shqipëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bleona-zbulon-se-kush-ia-ben-fotot-e-zhveshur-mbi-krevat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala