Bizneset: pse po shkurtojmë punonjësit

Autori:Zekirja Shabani

Largimi-nga-puna-3

Të kesh një punë në ditët e sotshme është bërë një mision i vështirë, po ashtu dhe të sigurosh vazhdimësinë e saj. Teksa pasiguria për zhvillimet ekonomisë evropiane, sidomos partnerëve tregtar të Shqipërisë, Itali dhe Greqi, është rritur ndjeshëm, nga ana tjetër faktorët e brendshëm, me reformën anti-infomalitet dhe me rritjen e taksave i kanë vënë në vështirësi bizneset të ruajnë forcën e punës.

Gjatë muajve shtator dhe tetor bizneset në të gjithë vendin nxorën nga skema e sigurimeve 73 të punësuar. Nga tabelat e tatimeve vërehet se shkurtimet më të mëdha të punonjësve janë bërë nga bizneset e fasonit, (sidomos fabrikat e këpucëve), call center, kompani të ndërtimit, etj. Vetëm në qarkun e Shkodres kompania e prodhimit të këpucëve FG Shoes, hoqi nga skema e sigurimeve për shtator –tetor, 361 të punësuar, kompania Adelchi Shqipëria shkurtoi 159 përsona në muajin shtator, Bertoni 52 persona dhe Famika Shoes 136 persona në muajin tetor.

Shkurtimet të mëdha kanë bërë edhe sipërmarrjet call center. Voice Star raportoi 42 shkurtime në shtator –tetor, Albaphone Group shkurtoi 20 persona, Italian Call largoi 42 të punësuar. Come Net Consulting shkurtoi 22 persona, Alba Direct Servis shkurtoi 43 persona.

Shkurtime të mëdha në këtë periudhë bënë edhe njësitë e pushtetit lokal për shkak të shkrirjes së komunave me reformën e re territoriale dhe përqendrimin e tyre në bashkitë e mëdha. Sektori publik gjithashtu është përfshirë në një reformë të administratës. Gjatë dy muajve të parë të vjeshtës janë bërë shkurtime të mëdha në spitalet e rretheve dhe gjithashtu edhe drejtoritë arsimore. Me ndarjen e re territoriale 8 funksione të pushtetit vendor kalojnë në kompetencë të bashkive të reja./monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bizneset-pse-po-shkurtojme-punonjesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala