Biznese kujdes. Ja 16 linjat kur ju hetojnë për evazion

Autori:Gazeta Fjala

Statistics

Nëse Institucionet tatimore nuk janë të bindura nga vetëdeklarimet e bizneseve, ato shtrijnë hetimin për informacion në të paktën 16 aspekte që kanë të bëjnë me biznesin e dyshuar, që përfshijnë edhe të tretët, shpjegon administrata tatimore.

Me kërkesën e administratës tatimore, palët e treta japin informacion, me shkrim ose me gojë, vënë në dispozicion librat dhe regjistrimet, si dhe informacion tjetër për detyrimin tatimor të një tatimpaguesi, me të cilin ata kanë hyrë në transaksione tregtare ose financiare.

Administrata Tatimore, nëpërmjet deklaratave të tatimpaguesve dhe gjithë mekanizmave të tjerë ligjorë, merr informacione të rëndësishme nga palët e treta, nga punëdhënësit si dhe nga gjithë palët e tjera të lidhura që përmbushin detyrimin ligjor të raportimit. Gjatë punës së saj, administrata tatimore analizon këto informacione të marra nga tatimpaguesit dhe nga palët e lidhura, duke konkluduar me një vlerësim tatimor.

Kërkesa me shkrim për dërgimin e informacionit u drejtohet:

Personave juridikë, për:

-Dividendët, që u paguhen aksionerëve ose ortakëve;

-Personat, me të cilët janë duke kryer ose kanë kryer transaksione financiare apo tregtare;

-Pagesat e bëra për nënkontraktorët apo në pozicionin e nënkontraktorit;

-Debitorët dhe kreditorët;

Bankave dhe institucioneve financiare, për:

-pagesat e interesit;

-depozitat dhe detyrimet në fund të vitit;

-veprime të tjera bankare;

-regjistrin elektronik të llogarisë bankare, në emër të tatimpaguesve, përfshirë emrin tregtar dhe numrin personal të identifikimit;

-shoqërive komisionere ose fondeve të investimeve kolektive, për transaksionet e titujve;

-agjentëve të pasurisë së paluajtshme, për veprimet ndaj klientëve;

-blerësve ose shitësve të pasurisë së paluajtshme, për përshkrimin dhe çmimin e pasurisë së paluajtshme;

-noterëve, për veprime noteriale, për shitblerje të pasurive, të luajtshme apo të paluajtshme, apo kontrata sipërmarrjeje;

-personave juridikë, rezidentë dhe jorezidentë, për pagesat e bëra personave jorezidentë;

-institucioneve shtetërore dhe nëpunësve të administratës shtetërore;

-kontraktorëve të tjerë të tatimpaguesit;

-donatorëve, organizatave ndërkombëtare, organizatave jofitimprurëse, vendase dhe të huaja, për pagesën bërë tatimpaguesve për furnizimin e mallrave dhe të shërbimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/biznese-kujdes-ja-16-linjat-kur-ju-hetojne-per-evazion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala