Bitcoin fundoset edhe më shumë, për 24 orë tkurret për 24%

Autori:Gazeta Fjala

n

Lideri i kriptovalutave bitcoin për 24 orë ka shënuar rënie për 24 për qind, duke u zhytur në 6, 000 dollarë të martën. Bitcoin ka humbur dy të tretat e vlerës vetëm në dy muajt e fundit.

I gjithë tregu i kriptovalutave ishte në humbje dyshifrore gjatë ditës. Etherumi është tkurrur për 30 për qind e cila tashmë ka vlerën 589 dollarë, duke humbur gjitha fitimet që ka parë këtë vit, raporton “RT”, transmeton Periskopi. Ai arriti 1.433 dollarë për më pak se një muaj më parë. Ripple është zhytur në 0.59 dollarë nga 3.80 dollarë që ishte në Janar.

“Ka mjaft arsye për këtë rënie. Së fundmi, autoritetet financiare të Shteteve të Bashkuara kanë marrë në pyetje shkëmbimet Bitfinex, autoritetet indiane kanë deklaruar për një ndalim të kriptovaultave. Shumë shtete të tjera kanë vendosur kontrolle në tregjet financiare të reja,” tha analisti, Gleb Zadoya për “RT”.

Të hënën, grupi i bankave “Britain’s Lloyds”, në të cilën marrin pjesë banka Lloyds, banka e Skocisë, Halifaksi dhe MBNA, janë deklaruar për ndalimin e kriptovalutave dhe ndalimin e blerjeve me karta të kreditit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bitcoin-fundoset-edhe-me-shume-per-24-ore-tkurret-per-24/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala