Bitcoin drejt humnerës

Autori:Gazeta Fjala

https-2f-2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com-2fuploads-2fcard-2fimage-2f706881-2f7831ddc1-724b-41cd-9957-624d4df0a140_1517932883-3546206

Kriptomonedhat kanë pasur me të vërtetë ditë të këqija këto javët e fundit.

Të premten, Bitcoin dhe të gjitha kriptomonedhat e tjera të mëdha pësuan rënie drastike sipas CoinMarketCap, pas lajmeve të këqija për rregullime më strikte, parashikime të këqija dhe vjedhje të monedhave digjitale.

Pasi ra në 8,000 dollarë, Bitcoin sot ka rënë në 7,200 dollarë, që është rënia më e madhe që ka pasur muajt e fundit, transmeton Gazeta Express.

Këto lëvizje në çmim me shumë gjasë janë rezultat i lajmeve të këqija rreth kriptomonedhave, që kanë qarkulluar tash e disa muaj.

Gjatë vikendit, disa banka – duke përfshirë Llyods Banking Group, Banka e Amerikës, Citigroup, JP Morgan, Capital One dhe Discover – e kanë bërë të pamundur për të blerë Bitcoin me kartat e tyre të kreditit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bitcoin-drejt-humneres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala