BIK e tregon çmimin e Haxhit dhe numrin e kosovarëve që do të udhëtojnë në Arabinë Saudite

Autori:Gazeta Fjala

21223

Bashkësia Islame e Kosovës përmes Facebookut ka bërë të ditur se kanë bërë përgatitjen për nisjen e haxhinjve drejt vendeve të shenjta.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Drejtoria e Haxhit në kuadër të BIK-ut ka bërë të ditur se këtë vit do të udhëtojnë 1 mijë e 80 kosovarë për të kryer haxhin.

“Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra”.

Ai po ashtu ka njoftuar se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta.

Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bik-e-tregon-cmimin-e-haxhit-dhe-numrin-e-kosovareve-qe-do-te-udhetojne-ne-arabine-saudite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala