Bien çmimet bujqësore

Autori:Zekirja Shabani

bujqsia-e-anashkaluar-hd-633x336

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e tretë. Për t’i vërejtur ndryshimet sipas ASK-së janë prezantuar të dhëna për tremujorët e tretë (TM3) të viteve 2010 – 2015.
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vendet e tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
“Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë”, njofton komunikata e ASK-së.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për – 8.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
“Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për – 1.1% në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për – 4.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014”, tregon raporti i Agjencisë sw Statistikave tw Kosovës për prodhimet bujqësore.

– See more at: http://gazetafjala.com/cmimet-bujqesore-kane-rene-per-8-9-per-qind/#sthash.pF161abF.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bien-cmimet-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala