Bie shkalla e punësimit, rritet puna në tezga

Autori:Gazeta Fjala

auto_81432576791-650x358
Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se tregtia me pakicë në disa sektorë ka shënuar rritje e në disa të tjerë rënie. Interesant është fakti se në ata sektorë ku është shtuar puna ka rënë punësimi dhe anasjelltas.

Tregtia me pakicë e pajisjeve shtëpiake në dyqane të specializuara dhe tregtia në tezga apo tregje ka shënuar rritje më të lartë në këtë tremujor, duke u përcjellë nga tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë rritje kanë shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 20.4%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 17.2 %, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 16.7 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 2.7 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 2.5 %, si dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 0.8 %”, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK.

Për dallim nga kjo rënie ka shënuar tregtia me pakicë e karburanteve dhe mallrave të tjera.

“Rënie kanë pasur tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.2 %), tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (0.8 %)”, thuhet më tej në këtë publikim.

Tregtia me pakicë në tezga dominon në këtë tremujor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Tregtia me pakicë e pajisjeve të IT-së, pajisjeve shtëpiake ushqimore, pijeve, duhanit kanë shënuar rritje për dallim nga karburantit që është me rënie krahasuar edhe me këtë periudhë.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015 rritje kanë shënuar tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 62.5%, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 39.2%, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara 31.9%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 30.6 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 11.0%,

Rënie kanë pësuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara (21.8 %) si dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.7 %)”, thekson publikimi i Agjencisë së Statistikave.

Nga muaji prill deri në qershor është rritur numri i të punësuarve në dyqane të specializuara për tregti me pakicë si për pajisje shtëpiake, mallra kulturore dhe argëtuese si dhe në dyqane jo të specializuara.

Sipas të njëjtit publikim, në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016, rritje të numrit të punëtoreve kanë shënuar tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 34.1 %, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 17.1 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me 12.5 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 2.3 %.

Përkundër rritjes së tregtisë me pakicë në tezga punësimi ka shënuar rënie.

Rënie e punësimit vërehet edhe te tregtia me pakicë me karburante dhe produkte ushqimore.

“Rënie kanë pasur tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (15.8 %), tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (9.0 %) si dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (0.5 %)”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Përkundër se tregtia me pakicë e karburantit ka shënuar rënie në krahasim me muajt e parë të këtij viti por edhe në krahasim edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, punësimi në këtë sektor ka shënuar rritje.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2015, rritje të numrit të punëtoreve kanë regjistruar tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara 47.1 %, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 13.9 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara 12.5 %, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 6.6 % dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 3.5 %”, tregojnë statistikat.

Përkundër se është rritur puna në këtë sektor, punësimi ka shënuar rënie.

“Rënie kanë pasur tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (5.3 %), tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (2.5 %) si dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.1 %)”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Sipas një raporti të Insitutit Riinvest për tregjet komunale në 16 komuna është konstatuar mungesa e një plani strategjik për mirëmbajtjen e e tregut, mungesa e standardeve për sigurimin e cilësisë së ushqimit dhe mosngarkesa e shitës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bie-shkalla-e-punesimit-rritet-puna-ne-tezga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala