Besim Hoti prezantoi projektin për zhvillimin e Klinës

Autori:Gazeta Fjala

01 Foto

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Klinës, Besim Hoti, ka prezantuar të enjten projektin e tij për zhvillimin e Klinës, ku prioritet do të ketë zhvillimi ekonomik, krijimi i parakushteve për vende të reja të punës, investime në arsim dhe shëndetësi dhe rritje të hapësirave të gjelbëruara.

“Do të angazhohem për një administratë komunale e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Prioritet do ta kemi zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe infrastrukturës, përmirësimin e cilësisë në arsim, shëndetësi, shërbime publike efikase, ambient të pastër dhe atraktiv për të jetuar”, ka thënë Hoti.

Plani i tij për Klinën parasheh zgjerimin e rrjetin e ujësjellësit dhe investime në kanalizim, në mënyrë që ujërat e zeza të mos i ndotin lumenjtë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dhënë përkrahje të plotë programit të Hotit për fitore në zgjedhjet e 22 tetorit dhe zhvillimin e Klinës.

Ai ka thënë se Klina meriton një qeverisje të LDK-së që moti nuk e ka përjetuar, me një kryetar të moderuar, të cilit duhet t’ia japim besimin, për një qeverisje të pakorruptuar e cila do t’i kryejë me afat projektet dhe jo kështu siç po zvarriten projektet me vite në Klinë.

“Ne si LDK e kemi marrë këtë obligim që t’i përkrahim kandidatët tanë me një program konkret të zhvillimit ekonomik lokal, pasi që prioritet themelor i ynë do të jetë zhvillimi, ulja e varfërisë dhe mirëqenia e qytetarëve. Në këtë aspekt ne prijmë karshi të gjitha partive tjera politike”, ka thënë Mustafa.

Fadil Gashi, kryetar i Degës së LDK-së në Klinë, ka thënë se në këto zgjedhje jemi bashkë rreth kandidatit tonë Besim Hotit dhe rreth Lidhjes tonë për fitoren më 22 tetor.

“Kandidati ynë është personalitet i formuar dhe i dëshmuar, me vlera morale, profesionale dhe kombëtare të cilin e karakterizon profesionalizmi, serioziteti, sinqeriteti dhe guximi, për të vepruar në të mirë të qytetarëve”, tha Gashi.

IMG_6854

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/besim-hoti-prezantoi-projektin-per-zhvillimin-e-klines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala