Bernard Challandes vjen me deklarat intersante për ndeshjen me Malin e Zi

Autori:Gazeta Fjala

armenia-bernard-challandes-head-coach_3284118

Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, ka thënë se Kosova nuk duhet të humbë fokusin në eliminatoret për Euro 2020, pas fitore së Çekisë ndaj Anglisë.

Fitorja e Çekisë ndaj Anglisë ka komplikuar situatën në Grupin A. Kosova tani është e treta me tetë pikë, katër më pak se çekët e anglezët. Të hënën, “Dardanët” presin Malin e Zi në Prishtinë, ndërsa në dy ndeshjet e radhës luajnë pikërisht me Çekinë si mysafirë e ndaj Anglisë si vendas. Ai ka thënë se situata e re e grupit nuk duhet të bëjë që Kosova të mendojë për kualifikim përmes Ligës së Kombeve, por të synojë të fitojë ndeshjet e mbetura një nga një.

“Për momentin nuk mendoj për Ligën e Kombeve. Për mua s’ka ndryshuar asgjë pas fitores së Çekisë. Kemi shans për kualifikim në rrugën e rregullt. Kemi ndeshjen e vështirë me Malin e Zi. Ndeshja është për t’u fituar. Do të marrim ndeshjet një nga një e më pas do të shohim”, ka thënë ai në konferencën e së dielës, duke shtuar se pret përkrahje të madhe nga tifozët kosovarë.

Nëse dështon kualifikimi përmes eliminatoreve të rregullta, Kosova ka shans për kualifikim edhe përmes play-offit në Ligën e Kombeve. Aty duhet të mposhtë Maqedoninë, dhe fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për të arritur Evropianin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bernard-challandes-vjen-me-deklarat-intersante-per-ndeshjen-me-malin-e-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala