Berlusconi e fajëson Gattuson për dështimet e Milanit: Më bën të vuaj

Autori:Zekirja Shabani

617223eafe084247a6bbfc7e65a934b1_1540644906-49320

Ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, e ka kritikuar përsëri ashpër trajnerin Gennaro Gattuso, duke thënë se skuadra e Milanit të cilën e udhëheq Gattuso e bën atë të vuajë.

Milani i ka humbur dy ndeshje radhazi brenda shtatë ditëve, derbin ndaj Interit dhe duelin e Evropa Ligës ndaj Real Betisit, transmeton Gazeta Express.

Kjo e ka bërë të vuajë Berlusconin, i cili thotë se ende e përcjell si tifoz skuadrën e Milanit.

“Ende e ndjek Milanin si tifoz, por me një ndjesi zhgënjimi, sepse më bën të vuaj kur i shoh duke luajtur kështu”, tha Berlusconi.

“Ata vendosen në fushë në mënyrë shumë jo efikase, kanë shumë pak goditje në portë dhe sulmuesit nuk pranojnë topa asnjëherë. Natyrisht, e gjithë kjo varet nga sistemi taktik dhe shpresoj se shumë shpejt do të ndryshojë”, shtoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/berlusconi-e-fajeson-gattuson-per-deshtimet-e-milanit-me-ben-te-vuaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala