Berisha i shënon gol edhe Borussia Dortmundit

Autori:Gazeta Fjala

Valon-Berisha-780x439

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha ka vazhduar me formë tejet të lartë me Red Bull Salzburgun.

Berisha e ka nisur ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit nga minuta e parë për skuadrën e tij.

E pasi pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, në të dytën mysafirët kanë befasuar Dortmundin.

Pasi gjyqtari kryesor akordoi për penallti, përgjegjësinë për ta ekzekutuar e mori Berisha.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi Salzburgun në epërsi.

Goli ndaj Dortmundit ishte i treti për Berishën këtë edicion në Ligën e Evropës. 

Cialis Soft online antibiotic online

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/berisha-i-shenon-gol-edhe-borussia-dortmundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala