Beri sherr me Kluivert, Barça shkarkon Victor Valdes

Autori:Gazeta Fjala

sa-6-852x460

Victor Valdes nuk është më trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Barcelonës. Ish-portieri legjendar i blaugranave është shkarkuar nga detyra pas zënkës së ashpër me përgjegjësin teknik të sektorit të të rinjëve të Barçës holandezin Patrick Kluivert.

Gjithçka ka ndodhur javën e kaluar pas humbjes së thellë që Barça U-19 pësoi me shifrat 0-3 ndaj Interit në shtëpi. Në vend të Victor Valdes është emëruar Franc Artiga që vjen nga skuadra B e të rinjëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/beri-sherr-me-kluivert-barca-shkarkon-victor-valdes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala