Benzema zbulon arsyen se pse nuk kontakton me Mourinhon

Autori:Gazeta Fjala

benzemamou

Karim Benzema ka zbuluar se nuk ka më kontate me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 182 gola në të gjitha garat për Merengues, por ai duket se nuk ka qenë i vetmi lojtar që ka pas zënka me trajnerin aktual të Manchester United.

Fituesi dy herë i Ligës së Kampionëve me Porton dhe Interin, Mourinho erdhi në Madrid në vitin 2010 me qëllim që të sillte La Decime në Santiago Bernabeu. Ai kurrë nuk e fitoi atë, pavarësisht fitimit të La Ligës, por duket sikur lojtarët e tij përfunduan duke u kthyer kundër tij, shkruan Albeu.com

Njëri prej tyre është Benzema, ku ish-lojtari i Lyonit ishte i pëshfirë në një koment kur Mourinho e krahasoi duke e përdorur atë në ‘gjueti me një mace dhe jo me qen’ në një konferencë shtypi në 2011.

“Ishte fillimi i një marrëdhënie, jo gjithçka kishte qëllime të mira,” tha Benzema për Canal +.

“Mendova se këto komente e bënë të qeshur dhe megjithëse kishte respekt, por fillova të bëhesha i irrituar.

“I thashë atij se e respektoja atë, por respekti midis një trajner dhe një lojtari duhet të jetë neutral dhe pas kësaj nuk ka pasur më shumë komente”. përfundoi Benzema.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/benzema-zbulon-arsyen-se-pse-nuk-kontakton-me-mourinhon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala