Benzema trondit Realin

Autori:Gazeta Fjala

zidane41

Real Madrid ka marrë një tjetër lajm pas barazimit 1:1 me Levanten, në kuadër të La Ligas në Santiago Bernabeu.

Kjo pasi Karim Benzema ka pësuar një lëndim në këtë takim, ku u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 28’.

Pas testeve të kryera në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja, del se francezi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë të njohur si “semimembranosus”.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Benzema do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 4 deri në 6 javë.

Pos, tij, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, me katër ndeshje pritet të dënohet mbrojtësi brazilian, Marcelo. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/benzema-trondit-realin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala