Belgjikë, arrestohen 3 terroristë. Dy nga Kosova, tjetri nga Serbia

Autori:Gazeta Fjala

148112696683a4a75b37f34287bef477da023077e0_18

Autoritetet belge kanë arrestuar 3 nga 8 personat e dyshuar për lidhje me terrorizmin në Lindjen e Mesme. Sipas shtypit britanik, dy prej personave në pranga janë shtetas kosovarë, ndërsa i treti është nga Serbia.

Mësohet se të arrestuarit janë të 20-ave. Akuza e ngritur nga Prokuroria është “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”. Ata dyshohet se kanë ndihmuar për rekrutimin e xhihadistëve drejt Sirisë, si dhe kanë mbledhur shuma parash për t’ua dërguar xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

Krahas 3 arrestimeve, 5 personat e tjerë të ndaluar që u morën në pyetje, në fund u lanë të lirë.

Kosova po e gjen veten gjithnjë e më shumë të përballur me rrezikun e radikalizmit islamik. Sipas një artikulli të “New York Times” të majit 2016, në total atje janë identifikuar 314 persona që u janë bashkuar radhëve të Shtetit Islamik, përfshirë këtu dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë, i konsideruar ky si numri më i lartë për frymë në Europë.

Ndërkohë Belgjika konsiderohet si baza europiane për xhihadistët, pasi sulmet në Paris rezultuan se ishin planifikuar në lagjen “Molenbeek” të Brukselit. Edhe vet kryeqyteti belg u kthye në një skenë të përgjakshme, kur ISIS kreu një sulm, në të cilin humbën jetën 32 persona./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/belgjike-arrestohen-3-terroriste-dy-nga-kosova-tjetri-nga-serbia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala