Bekë Berisha: Gabimi i jonë ishte modestia

Autori:Gazeta Fjala

72426914_3682209808471557_5015422732481855488_n-852x460

Anëtari i AAK-së, Bekë Berisha pas publikimit të rezultateve preliminare ka thënë se gabimi që qoj në humbje ishte modestia.

Në një status në profilin e tij në facbook, Berisha ka falënderuar qyetarët për votat që ju dhanë, shkruan Gazeta inFokus.

“Rezultati po tregon se më duhet të ju falënderoj rreth 13 mijë herë. Duke i kuptuar të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, fushata jonë ishte derë më derë e sy më sy”, ka thënë ai.

Gjithashtu Berisha ka thënë se edhe pse populli nuk ja dha vota ata nuk u hatëruan.

“Konsideroj që gabimi jonë ishte modestia, andaj ne nuk i mbërritëm objektivat tona e nuk na u dha haku nga qytetari i Kosovës për punët që i kemi bërë. Ne nuk u hatruam se popullin e duam më shumë se pushtetin. E nuk ka ndodhur më herët në historinë e Kosovës që ta gjuajnë karrigen për ta mbrojtur shtetin vetëm që të kemi shtet me dinjitet” ka deklaruar Berisha

Sipas tij nga opozita do të monitorojnë me kujdes çdo punë, çdo nënshkrim, çdo gabim
“E kur të grumbullohen punët dhe vendi të humb rrugën prapë, NE prapë do të kthehemi me vrull dhe Shqiptarçe për 100% shtet” ka përfunduar Berisha./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/beke-berisha-gabimi-i-jone-ishte-modestia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala