Beckhami ëndërron të bëhet trajner i Anglisë

Autori:Gazeta Fjala

david-beckham-2019_hpz2bvt2seei14726giip3oxa-600x360

Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë, David Beckham, ka bërë të ditur se do t’i pëlqente shumë të bëhej trajner i “Tre Luanëve” në të ardhmen, megjithatë tani është i lumtur ta lërë këtë përgjegjësi në duart e Gareth Southgate.

44-vjeçari i bëri 115 paraqitje për vendin e tij, përfshirë këtu 58 me shiritin e kapitenit të Anglisë, mes viteve 2000 dhe 2006,

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit vendosi të mos e nisë një karrierë si trajner pasi u pensionua në vitin 2013. Mirëpo, ai e pranon se do ta kishte të vështirë të refuzonte ofertë nga Kombëtarja e Anglisë.

“Mendoj se disa njerëz nga Federata e Futbollit e Anglisë më shohin si trajner potencial të Anglisë në të ardhmen vetëm për shkak të sukseseve të mia si kapiten i Kombëtares”, tha Beckham në një intervistë të dhënë për GQ.

“Nëse dikush do ta kthente kokën dhe të më thoshte: “Nëse puna si trajner i Anglisë do të të ofrohej, a do ta pranoje?’, dua të them normalisht që do të mendoja për këtë gjë sepse jam anglez i zjarrtë dhe e dua Kombëtaren tonë. Por, a do të isha i mirë në këtë gjë? Kush e di?”

Tani për tani, Beckhami është i kënaqur ta lërë ekipin kombëtar të Anglisë nën drejtimin e Gareth Southgate, me të cilin kishte luajtur për pak kohë së bashku për “Tre Luanët”.

“Është puna e ëndrrave, por Gareth është duke bërë punë të mrekullueshme për ne tani. Ai e ka kthyer energjinë dhe entuziazmin për Kombëtaren e Anglisë te tifozët, përfshirë këtu edhe veten, janë duke e shijuar futbollin”, shtoi Beckhami.

Nën drejtimin e Southgate, Anglia arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1990. Anglezët pësuan disfatë me rezultat 2:1 kundër Kroacisë pas kohës shtesë në Moskë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/beckhami-enderron-te-behet-trajner-i-anglise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala