BE përkrah forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të prodhimit bimor në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

tregu-ne-falimentim-650x358

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizojnë konferencë për hapjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë”.

Ky është projekti i parë i financuar nga Bashkimi Evropian për sektorin Fitosanitar në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm është forcimi i zbatimit dhe kapacitetit operacional të institucioneve përgjegjëse për shëndetin e bimëve në Kosovë me qëllim të sigurimit të sistemit efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Ai do të mbështes autoritetet kosovare në ngritje të kapaciteteve të kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve,  në mënyrë që të sigurohet sistemi efektiv i kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produkte bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Përfitues i këtij projekti është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/be-perkrah-forcimin-e-kapaciteteve-mbrojtese-te-prodhimit-bimor-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala