BE merr raportin për liberalizimin e vizave nga Kosova

Autori:Gazeta Fjala

qollaku zhbogar

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, sot ka dorëzuar Raportin mbi përmbushjen e kritereve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, tek shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar për ta përcjell në Komision Evropian.

Raporti reflekton të arriturat në adresimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian të vitit 2014.

“Mendoj që raporti gjithëpërfshirës që sapo kemi dorëzuar do të jep një bazë të fuqishme për ta quar procesin përpara. Puna e jonë nuk ka përfunduar këtu. Duhet të vazhdojmë me zbatimin e përpiktë të legjislacionit që mbulohet në udhërrëfyes. Shpresoj se hapat e radhës, duke filluar me një mision vlerësues nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare do të mund të bëhen më shpejt, në mënyrë që pa humbur më shumë kohë t’i ofrohemi ditës kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE”, ka thënë ministri Çollaku.

Institucionet e Kosovës presin që pas analizimit të këtij raporti, KE do të dërgojë misionin vlerësues në Kosovë, për të vlerësuar në terren përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/be-merr-raportin-per-liberalizimin-e-vizave-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala