BE-ja jep edhe 20 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë

Autori:admin

zgjerimi-i-ngrohjes-pr_1541606798-4665087

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka paralajmëruar përkrahjen financiare për investime shtesë në Termokos për të pasur ngrohje edhe në disa lagje të tjera në kryeqytet.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të lartë të Zyrës së BE në Prishtinë gjatë një diskutimi për Efiçiencën e Energjisë, Kogjenerimin dhe projektin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë.

Libor Chlad nga Zyra e BE-së në Prishtinë, ka thënë se përveç kryeqytetit, edhe në Gjakovë do të nisë realizimi i projektit për ngrohje.

Sipas tij, projekti i cili ishte financiar më parë për ngrohtoren e kryeqytetit, ka pasur një ndikim masiv për 12 mijë amvisëri ose 60 mijë individë nga ky projekt. Chlad ka mirëpritur miratimin Ligjit për Efiçencë të Energjisë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se masat efiçente janë me rëndësi për një ambient të pastër, pasi kryeqyteti vazhdon të përballet me ndotje si pasojë e ngrohjes me thëngjill.

Ai tha se synojnë të dyfishohen kapacitetet e kogjenerimit dhe në 5-10 vitet e ardhshme të kyçen rreth 200 mijë banorë. Ndërsa, Naser Canolli, kryeshef ekzekutiv në Termokos, tha se implementimi i projektit të kogjenerimit ka ndikuar edhe në mbrojtjen e ambientit.

Në këtë panel kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës. Drejtori ekzekutiv i divizionit TC “Kosova B”, Luigj Imeri, ka thënë se kogjenerimi është ndër projektet më të rëndësishme për të cilin, tha se bashkë me projektet tjera do të implementohen deri në vitin 2021.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/be-ja-jep-edhe-20-milione-euro-per-zgjerimin-e-rrjetit-te-ngrohjes-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala