Bashkëshortja e Adem Demaçit: Shqiptarët nuk i vlerësojnë veprat e tij

Autori:Gazeta Fjala

67097102_465454597365667_6975600339852460032_n-850x460

Një vit pas ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ai po kujtohet si një njeri i cili i dha shumë kombit shqiptar.

Por njerëzit e afërt të tij, thonë se kontributi i tij nuk po vlerësohet mjaftueshëm nga populli, shkruan gazeta inFokus.

Këtë gjë e shprehi bashkëshortja e tij Xhemajlie Demaçi ,kujtuar kohën që bashkëshorti i saj kaloi në burgje.

Ajo thotë se populli shqiptar ende nuk e vlerëson veprimtarinë e tij, dhe një gjë të tillë ajo e sheh të gabuar.

“Kur ka qenë në burg gardianëve iu thoshte unë po e punoj punën time, nuk jam në burg por ju jeni në burg, e ka ruajtur vetën për të jetuar është munduat ta mbaj vetën për të pasur më shumë jetë për punuar për popullin…. 28 vite ka qëndruar në burg nuk është e lehtë, kurrë nuk ka folur për tortura për të mos i frikësuar të tjetër. Adem Demaçi është shkollë…. ai tjetër fjalë nuk ka pasur kombi, popull, atdhe… Shqiptarët nuk e vlerësojnë, këtë vetëm i thuan lloj lloj fjale, është shumë gabim….Unë e dua edhe më shumë vetëm se ka qenë patriot dhe që ka punuar për komb” u shpreh Xhemajlie Demaçi .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bashkeshortja-e-adem-demacit-shqiptaret-nuk-i-vleresojne-veprat-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala