Bashkëshortët me emra të uraganeve – Harvey dhe Irma

Autori:Gazeta Fjala

auto_11har1505120079

Ata janë Harvey dhe Irma. Jo uraganë, por njerëz, madje burrë e grua që rrëfejnë me trishtim faktin që stuhitë e mëdha mbajnë emrat e tyre.

Harvey është 104 vjeç, ndërsa Irma 92. Të dy shprehen të habitur se si uraganët identifikohen me emrat e tyre.

“Nuk e di se si është e mundur që uraganët të quhen Irma dhe Harvey. Nuk e dimë se si kanë ardhur deri te kjo ide”, thotë Irma, raporton New York Times, transmeton NOA.

Shpjegimi është i thjeshtë. Që nga viti 1979, Organizata Botërore Meteorologjike i kanë vënë emra të ndryshëm stuhive tropikale mbi Atlantik.

Këto dy stuhi po shkatërrojnë disa shtetë në SHBA, ku miliona njerëz kanë mbetur pa shtëpi.

Harvey dhe Irma kanë jetuar së bashku për 75 vjet dhe uraganet i kanë parë vetëm në televizor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bashkeshortet-me-emra-te-uraganeve-harvey-dhe-irma/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala