Barcelona transferon edhe një lojtar

Autori:Gazeta Fjala

mina_1515654818-8779602

Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për mbrojtësin Yerry Mina

Qendërmbrojtës kolumbian, Yerry Mina ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Barcelonën  dhe ka klauzolë 100 milionë eurosh.

Lajmi edhe zyrtarisht është konfirmuar nga skuadra braziliane, e cila nga kjo shitje do të përfitojë 12.3 milionë euro.

Lojtari brenda disa orësh do të udhëtojë për Barcelonë, ku të premten do të kryej testet mjekësore dhe do të prezantohet në Camp Nou, shkruan AS.

Mina është përforcimi i dytë i Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit, pas Philippe Coutinhos, i cili nga Liverpool u transferua për 160 milionë euro. /Express/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/barcelona-transferon-edhe-nje-lojtar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala