Barcelona ofron 80 milionë euro për yllin e Realit

Autori:Gazeta Fjala

barcelon

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një lojtari, i cili do të mund të zëvendësonte Neymarin

Ousmane Dembele dhe Plilippe Coutinho janë dy objektivat kryesore të Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin, i cili për 222 milionë euro u transferua në PSG.

Por, këta dy lojtarë nuk janë alternativat e vetme që ka skuadra katalunase.

Sipas Diario Gol, drejtuesit e Barcelonës janë duke tentuar transferimin e spanjollit të Real Madridit, Marco Asensio.

Madje për shërbimet e tij do të ofrojnë 80 milionë euro.

Por, kjo ofertë pritet të refuzohet, pasi lojtari është i lumtur në Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron largimin e tij nga Santiago Bernabeu. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/barcelona-ofron-80-milione-euro-per-yllin-e-realit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala