Barca kërkon Asension e Realit

Autori:Gazeta Fjala

barca-2-780x439

Neymar ditë më parë ka braktisur radhët e skuadrës së Barcelonës.

Kjo e fundit po mundohet të mbush boshllëkun e krijuar prej brazilianit.

Katalonasit u refuzuan prej Liverpoolit për Philippe Coutinhon ndërsa së fundi raportohet se gjiganti spanjoll po kërkon sulmuesin e krahut të Real Madridit, Marco Asensio.

Sipas “Diario Gol”, Barca është duke u përgatitur që të aktivizojë klauzolën spanjollit prej 80 milionë eurove.

Barcelona është optimiste se mund të arrihet një marrëveshje pasi anësorit mund t’i ofrojnë minuta, atë që Reali nuk i ka ofruar deri më tani.

Theksojmë se blaugranat po kërkojmë shërbimet edhe të Ousmane Dembeles së Borussia Dortmundit. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/barca-kerkon-asension-e-realit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala