Barazohet rroga e kryetarit të Prishtinës me kryetarët e komunave të tjera (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

Shpendi-Ahmeti_Feature-Image-650x358

Kryetari i kryeqytetit do të paguhet njëjtë sikur kryetarët e komunave tjera nëpër Kosovë.

Kështu do të ndodhë, pas ndryshimeve të bëra të martën në projektligjin për pagat, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetarit të komunës iu rrit koeficienti nga 6.5 në 8, duke bërë kështu që t’i barazohet me atë të të parit të Prishtinës.

Tashmë të dy do të marrin nga 1912 euro pagë mujore.

Para ndryshimeve të këtij ligji, kryetarët e komunave paguheshin nga 1553.5 euro.

Edhe deputetët do të përfitojnë pagë të njëjtë me kryetarët e komunave.

Atyre nga 8.5 u është ulur koeficienti në 8.

Ulje të koeficientit ka pasur edhe për Avokatin e Popullit e Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës.

Për ta pati ulje të koeficientit nga 9.0 në 8.0.

Gazeta inFokus do të sjellë në disa shkrime pagat me këta koeficientë të ri. /Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/barazohet-rroga-e-kryetarit-te-prishtines-me-kryetaret-e-komunave-te-tjera-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala