Banorët në “Taslixhe” në hall me ujin e pijes

Autori:Gazeta Fjala

uji

Muajt e fundit janë bërë të padurueshëm për banorët e lagjes “Tasligje” në kryeqytet.

Shkak për këtë është mungesa e ujit të pijes. Jakup Aliu, njëri nga banorët, thotë se nuk kanë as një orë ujë në ditë, raporton KTV.

Ai thotë se faturat çdo muaj nuk mungojnë, por ata nuk po e kanë ujin në shfrytëzim.

Për banorët tjerë është absurde mungesa e ujit në këtë kohë. Por zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” këtë e kanë arsyetuar me pozitën gjeografike të kësaj lagjeje.

Megjithatë, ata kanë premtuar se do të ofrojnë zgjidhje.

Kjo ndërmarrje është duke ndërtuar Fabrikën e Ujit, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, në Shkabaj, e cila, sipas zyrtarëve komunal dhe atyre të ujësjellësit, do ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/banoret-ne-taslixhe-ne-hall-me-ujin-e-pijes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala