Banka Botërore përkrah zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

bb-memli

Banka Botërore do të vazhdoj të mbështes projektet zhvillimore në sektorin e Bujqësisë në Kosovë.  Këtë zotim ia kanë bërë ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP).

Në një njoftim për medie të këtij institucioni bëhet e ditur se Krasniqi i njoftoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2017, dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.

“Në këtë takim, ministri Krasniqi dhe zyrtarët e BB-së diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ministri Krasniqi kërkoi që mbështetja të rritet dhe zgjerohet në masa të reja mbështetëse në dobi të fermerëve tanë”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore thuhet se shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen edhe përmes financimit shtesë për sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat në këtë sektor që po ofron një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/banka-boterore-perkrah-zhvillimin-e-bujqesise-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala