Balotazhi ku garojnë vetëm burrat

Autori:Gazeta Fjala

votimi-1-e1508673504664

Vetëm dy kandidate femra janë në garë të balotazhit për kryetarë të komunave të Kosovës, përderisa në shtatëmbëdhjetë të tjera garojnë vetëm meshkujt.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të zhvillohen më 19 nëntor 2017, në garë për kryetare ka mbetur vetëm kandidatja e Alternativës për Komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kandidatja e PDK-së për Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi.

Ky numër minimal i grave në balotazh erdhi si pasojë e numrit të vogël të grave që partitë politike i kandiduan për kryetare komunash, respektivisht 7 nga 200 kandidatë,  shkruan sot “Zëri”.

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Mitrovicën, Valdete Idrizi, thotë se nuk e ka aspak të lehtë garën duke qenë se, siç thotë ajo, numri i grave në jetën politike është i vogël.

Ajo është shprehur e shqetësuar për gjuhën diskriminuese ndaj gjinisë femërore nga kundërkandidatët e tyre.

“Nuk ka qenë e lehtë, sepse isha në garë me nëntë burra, por në të njëjtën kohë tash edhe kundërkandidati im në të shumtën e rasteve thotë se i duhet një zot shtëpie Mitrovicës dhe jo një zonjë. Kjo natyrisht që nuk më bën të ndihem mirë, sepse këtu po garojmë me vlera, me vizion e me përgatitje profesionale, me atë çka mund t’u ofrojmë qytetarëve dhe jo vetëm si grua apo burrë”, ka thënë ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/balotazhi-ku-garojne-vetem-burrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala