Bajrami – Lekajt: Qytetarët nuk do të durojnë edhe shumë

Autori:Zekirja Shabani

hykmete-bajrami-740x460

Derisa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debati për projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës, është deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka polemizuar me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me 53 milionët e dhuruar Bechtel-Enkës.

Fillimisht ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka përmendur autostradën për Mitrovicë, ku ka thënë se tri vite ka qenë marrëveshje e miratuar në Kuvend dhe nuk ka lëvizur fare por tani ka lëvizur.

Sipas tij, për herë të parë po shfrytëzohen paratë e fjetura nga kreditë dhe janë 198 projekte janë duke u zhvilluar në infrastrukturë.

“Nëse doni t’i sanksiononi qytetarët, ju jeni deputetë, hiqeni krejt buxhetin sa i përket asfaltit dhe ish qeveria, kam gjet autostradë që kushton 87 milionë me 1 milion euro dhe tani më vini dhe qani me lot krokodili, më duket që është e tepërt. E keni përmendur autostradën e Gjilanit, e kam gjet me 1 milion euro dhe keni thënë që nuk do të vazhdojë por është duke vazhduar“, ka thënë Lekaj.

Kurse, deputetja Hykmete Bajrami tha se nuk ka asnjë strategji si të shpëtohet nga falimentimi Telekomi.

“Zoti Pal Lekaj erdhi tash në fund edhe na tha se i ka gjet 53 milionë duke fjet edhe ia ka dhanë Bechtel Enkës. Mirë ministër shpenzoi edhe ato tjerat, krejt çka i ke gjet sepse qytetarët nuk kanë me të duru shumë”, shtoi Bajrami.

Sipas saj, nuk ka asnjë projekt për fabrikën e re të energjisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bajrami-lekajt-qytetaret-nuk-do-te-durojne-edhe-shume/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala