Bahtiri ua shuan shpresën minatorëve: Trepçën se merr përsipër askush

Autori:Gazeta Fjala

826-24_12_13_19826_mitrovice

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk është i kënaqur, por as ai as kryeministri Mustafa nuk mund të dalin prej lëkurës. “Në Trepçë nuk ka ndikim të Serbisë, por implikim buxhetor. Një kompani që ka borxhe është problem të merret përsipër”, ka thënë Bahtiri. Kryeministri Musafa nuk është deklaruar fare pas takimit, përderisa edhe drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava është munduar ta qetësojë situatën pas takimit. “Do të punohet me intensitet për të gjetur një strategji, se si të dilet nga kjo situatë. Poashtu kryeministri na bëri me dije që të përcjellim edhe mesazhin tek grevistët”, tha Tmava.
Ndërkohë, afro 400 minatorë të Trepçës vazhdojnë të qëndrojnë në grevë në Horizontin e Tetë të minierës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/bahtiri-ua-shuan-shpresen-minatoreve-trepcen-se-merr-persiper-askush/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala