Avni Arifi emërohet përfaqësues i qeverisë në dialog me Serbinë

Autori:Gazeta Fjala

abvi-650x358

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka folur për dialogun me Serbinë.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se tash kanë ardhur në një fazë finale.

Ai ka thënë se nga BE-ja i është kërkuar që të emërohet një zyrtarë nga qeveria si përfaqësues në dialog.

Haradinaj ka thënë se i emëruari nga qeveria në dialogun me Serbinë do të jetë shef i bisedimeve, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se pas konsultimeve me partnerët e koalicionit ka vendosur që për këtë pozitë të emërohet Avni Arifi, aktualisht shef i kabinetit të kryeministrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/avni-arifi-emerohet-perfaqesues-i-qeverise-ne-dialog-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala