Autoritetet franceze ia marrin pasaportën Haradinajt

Autori:Gazeta Fjala

anita-ramushi

Gjykata në Colmar ka marrë vendim që Haradinaj duhet ta dorëzojë pasaportën e tij në policinë franceze dhe se duhet të paraqitet sa herë që Gjykata ta kërkojë atë.

Lajmi.net merr vesh se Haradinaj nuk ka të drejtë kontakti as me avokatin e tij nga Kosova, Arianit Koci e as me familjarë deri në orën 15:00.

Haradinaj, deri në vendimin e ri të Gjykatës së Apelit, do të qëndrojë në Straburg, derisa do të paraqitet dy herë në javë në polici.

Sipas avokatit Koci, Haradinaj do të mund të qëndrojë në Francë nga 18 deri në 40 ditë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/autoritetet-franceze-ia-marrin-pasaporten-haradinajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala