ATK mbylli 130 lojëra të fatit

Autori:Gazeta Fjala

kazino

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbyllur 130 lojëra të fatit nga janari deri në shtator të këtij vitit.

“Për 11 raste ka filluar procedura e inicimit të kallëzimeve penale”, thuhet në njoftimin për media të ATK-së, thuhet në njoftimin për media.

“Si rezultat i të gjeturave nga tereni janë lëshuar 373 gjoba në vlerë prej 903, 250 euro”.

Kështu ka bërë me dije ATK pas një takimi që ka pasur Menaxhmenti i Lartë i Administratës Tatimore me të gjithë përfaqësuesit e subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprojnë në Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i shumë çështjeve, që lidhen me ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Në këtë takim Administrata Tatimore ka kërkuar nga përfaqësuesit e lojërave të fatit që të respektojnë të gjitha kërkesat ligjore për Lojërat e Fatit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/atk-mbylli-130-lojera-te-fatit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala