ATK-ja në përkrahje të prodhimit vendor

Autori:Gazeta Fjala

atk

Për të stimuluar prodhuesit vendor e për të rritur qarkullimin e prodhimeve vendore brenda dhe jashtë vendit, Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë lehtësira tatimore për biznese, shkruan Infokusi.com.

Këto lehtësira kanë të bëjnë me lirim nga TVSH-ja për importimin e lëndës së parë dhe pajisjeve të teknologjisë informative. E numri i bizneseve që kanë aplikuar për tu liruar nga tatimi po del të jetë kogja i madh.

Vetëm në vitin 2018, më shumë se 270 biznese kanë përfituar nga këto lehtësira, e  79 të tjera janë në proces të trajtimit.

Mirëpo, ka edhe biznese që u janë refuzuar kërkesat. 5 biznese nuk kanë pasur mundësi që të përfitojnë për shkak se kërkesat u janë refuzuar.

“Nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani numri i kërkesave të shqyrtuara për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë dhe pajisjeve të teknologjisë informative është 356, prej tyre 346 kërkesa janë për lirim të lëndës së parë dhe 10 për pajisjet e teknologjisë informative”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar ATK-ja për media.

2018-a nuk është viti i parë që ATK-ja po i ndihmon këto biznese. Këto maa lehtësuese ATK-ja i kishte aplikuar edhe në vitin që lamë pas. Në 2017 ishin pranuar 234 kërkesa, ndërsa ishin refuzuar 7 kërkesa, shkruan Infokusi.

“Gjatë vitit 2017 nga Administrata Tatimore e Kosovës janë shqyrtuar 241 aplikacione, prej tyre 226 aplikacione për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë, si dhe 15 aplikacione për pajisje të teknologjisë informative”, thuhet më tej në këtë komunikatë. viagra cheap Brand Viagra online /INFOKUSI/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/atk-ja-ne-perkrahje-te-prodhimit-vendor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala