Athletico Madridi mposhtë Leverkusenin, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagerb i ndajnë pikët

Autori:Gazeta Fjala

462d3b94789f0b4f302a2d596887510as

Athletico Madridi ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Leverkusenin me rezultat minimal 1-0 në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb i kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për skuadrën e Diego Simeones e realizoi Alvaro Morata në minutën e 78’ të takimit.

Pas kësaj fitore Athletico kryeson Grupin D me 7 pikë të tubuara, tri më shumë se Juventusi që renditet i dyti, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, të cilin e luan pas pak ndaj Lokomotives së Moskës, ndërsa Leverkuseni renditet i fundit në këtë grup duke mos arritur të marrë asnjë pikë.

Në duelin tjetër ne mes Shakhrtarin Donetskit dhe Dinamo Zagrebit u shënuan katër gola.

Konoplyanka e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15’ të takimit duke i dhuruar epërsinë e parë vendaseve, ndërsa Olmo barazoi pas 9 minutave për rezultati 1-1 me të cilin rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët e përmbysen rezultatin në 2-1 me golin e shënuar nga Orsic në minutën e 60’, kurse rezultatin e barazoi Dodo në minutën e 75’ për 2-2 më të cilin rezultat u mbyll edhe takimi.

Pas këtij barazimi Donetski renditet i treti në Grupin C me 4 pikë aq sa ka edhe Zagrebi që renditet i dyti./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/athletico-madridi-mposhte-leverkusenin-shakhtar-donetsk-dhe-dinamo-zagerb-i-ndajne-piket/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala