Askush nuk merret me pastrimin e “liqenit” te Stacioni i Autobusëve

Autori:Gazeta Fjala

stacioni

Po bëhen disa ditë që kur shiu i furishëm në Prishtinë, mbushi shumë zona nëpër Prishtinë me ujë.

Ndonëse disa prej tyre u pastruan, hyrja e stacionit të Autobusëve mbetet e bllokuar nga uji i mbetur që nga ajo ditë.

Hyrja tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, që nga dita e enjte mbetet pothuajse e pakalueshme.

Koha.net, që nga ajo ditë ka marrë ankesa nga qytetarë të cilën e frekuentojnë këtë pjesë, madje edhe nga shoferë të autobusëve e veturave.

Siç duket, as Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve e as Komuna e Prishtinës nuk po ndërmerr ndonjë veprim për të pastruar këtë rrugë dhe për ta bërë të kalueshme.

Siç shihet edhe në fotografi të dërguara nga një lexues i Koha.net, hyrja e stacionit të autobusëve në Prishtinë, është mbushur tërësisht me ujë, e që ky problem në hyrje të stacionit shfaqet sa herë që ka të reshura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/askush-nuk-merret-me-pastrimin-e-liqenit-te-stacioni-i-autobuseve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala