Asetet pensionale arritën në 1.54 miliardë euro

Autori:Gazeta Fjala

BQK

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se deri në qershor 2017, sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 përqind.

“Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro, që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27.7 përqind të aseteve. Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas BQk-së vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor 2016.

“Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 244.3 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/asetet-pensionale-arriten-ne-1-54-miliarde-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala