Arsimtari rrah brutalisht nxënësin në shkollën “Hasan Prishtina” (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

shkolla

Një kthim anash i kokës, i ka kushtuar me një rend shuplaka, 13 vjeçarit D.V nga shkolla ‘Hasan Prishtina’ në kryeqytet.

I mituri, derisa sa ishte duke zhvilluar orën mësimore, është sulmuar fizikisht nga arsimtari N.G i kësaj shkolle, shkruan Gazeta Express.

Rastin për gazetën e ka konfirmuar vet babai i 13 vjeçarit, Nysret Vitija.

“Djali më thirri me shku në shkollë. Kur shkova ia pashë shenjat e gishtërinjve. Ai tha se e ka pyet diçka arsimtari, dhe më pas ai e ka sulmuar nga prapa”, ka thënë Vitija.

Ai thotë se bashkë me djalin kanë biseduar me arsimtarin N.G i cili i rrahu të birin.
“Bisedova me arsimtarin, ai thjeshtë ngriti krahët dhe shprehu keqardhje që ma sulmoi çunin”, thotë babai i 13 vjeçarit të sulmuar.

Ndërkohë, Gazeta Express ka kontaktuar edhe drejtorin e shkollës ‘Hasan Prishtina.

Drejtori, Milaim Berisha, ka thënë se ka dëgjuar për rastin, por që me arsimtarin ende nuk ka biseduar. Por, ai e pranon se ka ndodhur një ‘fërkim’, siç ai e quan rrahjen e nxënësit nga arsimtari.

“Nuk jam në punë sot. Kam dëgjuar për fërkimin. Nesër do të bisedoj me arsimtarin lidhur me këtë çështje”, ka thënë drejtori i shkollës ‘Hasan Prishtina’.

Ai thotë se nëse vërtetë arsimtari N.G e ka sulmuar 13 vjeçarin, atëherë ndaj tij do të marrë masa komisioni disiplinor.

“…nëse ka elemente që ka pasur diçka atëherë komisioni disiplinor do të merret me këtë çështje”, ka thënë drejtori./GazetaExpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arsimtari-rrah-brutalisht-nxenesin-ne-shkollen-hasan-prishtina-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala