Arsenali e ndoqi nga afër talentin hungarez Dominik Szoboszlai

Autori:Gazeta Fjala

GettyImages-1178616673-780x439

Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë.

Mesfushori i Red Bull Salzburg ka shkëlqyer dy edicionet e fundit me klubin austriak dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

18-vjeçari luan si titullar i rregullt tek kampioni austriak dhe në ndeshjen ndaj Liverpoolit është ndjekur nga afër nga skautët e Arsenalit.

Daily Mirror ka shkruar se skautët e Topçinjve janë ndarë shumë të kënaqur nga paraqitja e hungarezit ndaj The Reds.

GettyImages-1146400636

Dominik Szoboszlai. (Photo by Andreas Schaad/Bongarts/Getty Images)

Roma, Lazio, Milan, Dortmund, Atletico Madrid, PSG e Tottenham Hotspur janë skuadrat e interesuara për lojtarin.

Por Arsenali duket se ka avancuar dhe pritet të fillojë bisedimet me klubin austriak për transferimin e tij.

Londinezët janë të gatshëm që në afatin kalimtar të janarit të shpenzojnë rreth 40 milionë euro për transferimin e Szoboszlait.

Skuadra e udhëhequr nga Unai Emery është gati ta transferojë hungarezin dhe ta lë në huazim edhe për një edicion tek Salzburg dhe kjo e bënë favorite Arsenalin para ekipeve tjera të interesuara për mesfushorin e talentuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arsenali-e-ndoqi-nga-afer-talentin-hungarez-dominik-szoboszlai/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala