Arsenal interesohet për një mesfushor

Autori:Gazeta Fjala

arsenal

Topçinjtë po shikojnë mundësinë që ta blejnë mesfushorin e talentuar gjatë verës, pasi e kanë përcjellë për një kohë të gjatë formën e tij.

Arsenal është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Corinthians, Maycon, gjatë afatit kalimtar të verës.

Talenti 20 vjecar është përcjellë vazhdimisht nga skautët e Arsenal, të cilët besohet t’i ketë bindur me kualitetet e tij, përderisa po e shqyrtojnë mundësinë e blerjes së tij.

Maycon ka qenë i lidhur edhe me një kalim tek Napoli, ndërsa kartoni i tij llogaritet të kushtojë rreth 10 milionë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arsenal-interesohet-per-nje-mesfushor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala