Arrestohet për fajde dhe armëmbajtje pa leje

Autori:Gazeta Fjala

auto_arrestimir1-11559807276-850x460

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: fajde, detyrim dhe mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Hetuesit policorë, kanë siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prizren, për urdhër kontroll. Sot, më 18.07.2019 është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të personit të dyshuar dhe mbrojtësit të tij, në një fshat të Suharekës, është kontrolluar personi, shtëpia dhe automjeti i tij. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmi relevante të kryerjes së veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, dëshmi të cilat do të përdorën në procedura të mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komunikata e Policisë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prizren, pas pranimit të një informacioni se një i dyshuar ka konsumuar elementet e veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ka filluar hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin.

Hetuesit policorë, kanë siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prizren, për urdhër kontroll. Sot, më 18.07.2019 është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të personit të dyshuar dhe mbrojtësit të tij, në një fshat të Suharekës, është kontrolluar personi, shtëpia dhe automjeti i tij. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmi relevante të kryerjes së veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, dëshmi të cilat do të përdorën në procedura të mëtejme gjyqësore.

Po ashtu, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe: një (1) pushkë automatike AK-47, dy (2) karikatorë të pushkës automatike, pesëdhjetë e tre (53) copë fishekë kalibri 7.62 mm dhe një (1) pushkë gjuetie me gjashtë (6) fishekë.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari R.B. viti i lindjes 1952, m.k.sh., ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/arrestohet-per-fajde-dhe-armembajtje-pa-leje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala